75 Mall Live Search
17:50 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / LB

Detaje të reja për të arrestuarin e sotëm nga njësiti FAST Kosova, ja për çfarë vepra ishte dënuar në Itali me 30 vite

IndeksOnline më herët raportoi për arrestimin e një person nga Polciia e Kosovës, përkatësisht nga njësiti FAST Kosova të dënuar me 30-vite burgim në Itali.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i arrestuari është B.B dhe se i njëjti ishte i dënuar për drogë dhe krim të organizuar në Itali.

FAST Kosova është një nga njësitet më të suksesshme të Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/