75 Mall Live Search
17:55 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / AR

Vdes një person në Bjeshkët e Irzniqit, ky është viktima

Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një person në Bjeshkët e Irzniqit.

Për shkak të terrenit të vështirë policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësitë tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës.

Mësohet se viktima është Dukagjin Begolli nga Peja.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se mjekët kanë konstatuar se tashmë i ndjeri ka pësuar infarkt.