Autostrada mbushet me pije, shkak aksidenti mes kamionit dhe veturës (Video/foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arben Xhaferi”, afër Lipjanit, transmeton IndeksOnline.
Në aksident janë përfshirë një kamion transportues i pijeve dhe një veturë.
Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.
Rruga për një kohë ka qenë e shtruar me pije pasi ato ranë nga përplasja e kamionit me veturë.

Policia e trafikut i është përgjigjur rastit duke bërë fillimisht sigurimin e rrugës e më pas është marrë me procedurat e zakonshme./IndeksOnline/