Drejtori sportiv i Juvetusit lë turneun e tyre parasezonal, shkak bëhet Lukaku

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli do të udhëtojë në Angli në ditët në vijim për të negociuar një marrëveshje huazimi me Chelsean për Romelu Lukakun.
Sipas Goal, Giuntoli është larguar herët nga turneu parasezonal i Juventusit në Shtetet e Bashkuara për të filluar bisedimet me Blutë këtë fundjavë.
Lukaku, i cili iu bashkua Chelseat për 97.5 milionë funte në vitin 2021, vazhdon të stërvitet i vetëm në bazën e tyre stërvitore Cobham.
Sulmuesi belg ishte lënë jashtë skuadrës prej 29 lojtarësh të Mauricio Pochettino për turneun parasezonal të Chelseat, i cili është gjithashtu në SHBA.
Lukaku është i vendosur të kthehet në Itali, me 30-vjeçarin që kërkon të bëhet pika qendrore e sulmit të Juventusit.
Sulmuesi ra dakord për kushtet personale me Juventusin më shumë se një muaj më parë, por ende mungon një marrëveshje mes dy klubeve.
Lukaku fillimisht pritej të ribashkohej me Interin pasi kaloi sezonin e kaluar si huazim në San Siro.
Interi u tërhoq nga një marrëveshje e mundshme pasi u bë i vetëdijshëm se Lukaku kishte hyrë në bisedime me rivalët Juventus.
Juve dëshiron që Lukaku në huazim me një opsion për të blerë në fund të sezonit të ardhshëm. /IndeksOnline/