75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / k.v

Aksidentohet motoçiklisti në qendër të Prishtinës (Foto)

Një motoçiklist është aksidentuar para pak çasteve në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku motori shihet i rrëzuar në mes të rrugës derisa policia duke u marrë me rastin.

Zyrtarisht ende nuk është njoftuar për të lënduar.

Rikujtojmë se numri i aksidenteve në trafik ditëve të fundit është në rritje./IndeksOnline/