Kujdesi shëndetësor në top listen e problemeve madhore të qytetarëve

Papunësia, varfëria dhe inflacioni janë indentifikuar si tri problemet madhore të natyrës urgjente në Kosovë. Por problem i madh për qytetarët e Kosovës, vazhdojnë të mbeten dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe çmimet e furnizimeve esenciale, të cilat janë përfshirë në top pesëshën e problemeve me të mëdha me të cilat ata ballafaqohen.
Kështu thuhet në përmbledhjen e Pulsit Publik, i cili u lansua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
“Papunësia (32.7%), varfëria (20.1%) dhe inflacioni (11.6%) janë identifikuar si tre problemet madhore të natyrës më urgjente në Kosovë. Çmimet për furnizimet esenciale (10.2%) dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor (4.7%) ishin ndër pesë problemet kryesore”, thuhet në raport. /Indeksonline/