75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / AR

O’Connor u gjet pa vetëdije në shtëpinë e saj

Këngëtarja Sinead O’Connor ishte gjetur pa vetëdije në shtëpinë e saj, ka thënë policia londineze.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur familja e saj përmes një komunikate.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e të dashurisë sonë Sinead. Familja e dhe miqtë e saj janë të dërrmuar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”, thoshte njoftimi, siç raporton The Guardian.

Ndërkaq tani Policia Metropolitane e ka konfirmuar që O’Connor ishte gjetur e pavetëdije në shtëpinë e saj në Londër në mëngjesin e së enjtes, dhe u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.