75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 28 Korrik 2023 / k.v

Përfshihet në aksident trafiku, hajnat i marrin qesen e mbushur me para dhe ikin

Një person ka raportuar të enjten në polici se pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dy persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash dhe me veturën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhëruar policinë të hap rast për vjedhje grabitqare, transmeton IndeksOnline.

Viktima që ka raportuar rastin në polici paraprakisht kishte pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në aksident.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/