75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 28 Korrik 2023 / k.v

Muja: Pozita ka punuar intensivisht në këtë sesion

Pas përfundimit të sesionit pranveror, pa mbajtjen e seancës së paraparë për sot, Armend Muja deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për punën që ka bërë Kuvendi i Kosovës në sesionin pranveror.

“Mjerisht ky sesion është përshkruar me incidente e sulme në Kuvend, mjerisht opozita i ka lënë disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare nga prilli pa u votuar” ka thënë Muja, raporton RTKlive.

Muja ka përmendur disa projektligje që janë votuar dhe që kanë qenë jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

“Deputetët e shumicës kanë punuar intensivisht në këtë sesion, jo gjithçka që punohet shihet, është qasja e opozitës bllokuese, duke quar në gjykatë kushtetuese ligje jetike për shoqërinë kosovare e duke bllokuar marrëveshje ndërkombëtare”, tha ai.

Muja ka folur edhe për përgjimet e djeshme të zyrtarëve te Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për rezervat shtetërore,për blerjet e vajit prej 300 mijë eurove. “Për momentin nuk e kam këtë informacion” ka thënë Muja