Për katër ditë/ 23 të arrestuar në rajonin e Prishtinës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, që nga e hëna deri sot (24-28 korrik 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 58 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ku janë arrestuar 23 persona.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.