Policia jep detaje të reja nga ngjarja tragjike në Lipjan ku mbetën të vdekur tre persona

IndeksOnline dje raportoj për një ngjarje tragjike që ndodhi në Lipjan, ku tre persona janë gjetur pa shenja jete.
Një person dyshohet të ketë vrarë djalin dhe gruan e tij, më pas ka kryer vetvrasje.
Policia në raportin 24-orësh, ka konfirmuar rastin duke dhënë edhe detaje të tjera. Ku thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja ndërsa gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.
Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.
”Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.” thuhet ne raport. /IndeksOnline/