Arrestohet në kufi personi që kërcënoi deputeten e PDK-së, Musliu-Shoshin

Policia e Kosovës sot ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për kërcënim ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi.
Për shkak të një debati parlamentar me ministren Gërvalla, ajo ishte kërcënuar përmes facebookut.
Burime të Indeksonline pohojnë se njëri nga të dyshuarit për kërcënim është Afrim Bajrami, i cili është arrestuar duke hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Burimet shtojnë se i njëjti është dërguar në ndalim prej 48 orësh.