75 Mall Live Search
18:19 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për posedim të narkotikëve

Një person ka përfunduar në pranga sot në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:35, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Burime të Indeksonline pohojnë se personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se i njëjti posedonte dy qese lëndë narkotike të llojit hashash.

I njëjti është dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme./Indeksonline/