75 Mall Live Search
20:56 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Rikujton Komuna e Prishtinës: Është i ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve, biçikletave dhe motoçikletave elektrike në shesh!

Vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për moslejimin e qarkullimit të trotinetëve, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në shesh.

Madje, duke bashkëpunnuar me policinë, qindra gjoba pasuan për qytetarët që nuk respektuan këtë vendim.

Megjithatë, problemi në fjalë është rikthyer.

Duke publikuar vendimin e 12 gushtit të vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës ka rikujtuar se qarkullimi i këtyre mjeteve në shesh është rreptësisht i ndaluar.

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike” thuhet në njoftimin e Komunës.

May be an image of ticket stub and text