75 Mall Live Search
23:14 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / MSH

Horror në Shqipëri, vret gruan dhe e hedh në gropën e ujërave të zeza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak të Maliqit në Korçë të Shqipërisë, ku një grua 46-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një gropë septike.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, autori i dyshuar i kësaj vepre dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, GJ.M.

Tutje, policia shqiptare thotë se kanë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe”.

“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij”.

“Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës”.