75 Mall Live Search
13:15 / E Diele, 30 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Shtyrja e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, flasin nga presidenca

Delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga nënsekretari i Mbrojtjes, Derek Chollet, e ka shtyrë vizitën në Kosovë.

Lajmi u konfirmua për Klankosova nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Kupina tregoi edhe për arsyet e shtyrjes.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi), për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, tha Kupina