PSG transferon futbollistin e Barcelonës

Skuadra e PSG-së ka transferuar portierin Arnau Tenas, nga Barcelona.
22-vjeçari u transferua si futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me klubin katalanas më 30 qershor, shkruan IndeksOnline.
PSG njoftoi nënshkrimin e tij këtë të dielë me një video në të cilën Arnau Tenas mund të shihet teksa arrin në ambientet stërvitore të klubit francez.
Tani Tenas duhet t’i bashkohet turneut parasezonal që PSG po kryen në Japoni për të takuar shokët e tij të rinj dhe të fillojë të përgatitet për sezonin e ri. Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ishte kyq në transferimin e portierit spanjoll.
Ai beson se Tenas do të jetë një zëvendësues i mirë për italianin Gianluigi Donnarumma./IndeksOnline/