75 Mall Live Search
12:53 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / AR

Ish-lojtari i kombëtares italian merr drejtimin e ekipit shqiptar, Dinamo City

Dritan Mehmeti nuk do të jetë më trajneri i Dinamos. Klubi ka vendosur që të ndryshojë timonierin e skuadrës, duke u ndarë 43-vjeçarin.

Nga e marta, skuadra kryeqytetase do të drejtohet nga një emër i njohur i futbollit botëror, Luigi Di Biagio. Ish-futbollisti i Kombëtares së Italisë – por dhe ish-lojtar i Interit dhe i Romës – do të drejtojë “nëndetësen blu”.

52-vjeçari roman ka drejtuar dhe Italinë në dy ndeshje miqësore, në mars të 2018-s, saktësisht ndaj Argjentinës dhe Anglisë. Në karrierën e tij, ai ka qenë tekniku i Italisë U21, nga viti 2013 deri në 2019-n. Ndërkohë që së fundmi ka drejtuar edhe SPAL-in në Serie B. Nga shkurti i vitit 2020 deri në gusht të po atij viti./ss