75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / k.v

Ndeshen autobusi e vetura në Gllarevë, pamje nga vendi i ngjarjes (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë të Klinës, transmeton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka njoftim për të lënduar.

Policia e Trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin ndërsa për një kohë qarkullimi i automjeteve është zhvilluar ngadalë.

Policia ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 100 aksidente trafiku, ku gjysma e tyre kishin përfunduar me persona të lënduar./IndekaOnline/