75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 01 Gusht 2023 / mp

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur ne disa eshtra të dyshuar të njeriut.

“Njësitet relevante policore dhe Instituti i Mjekësor Ligjore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim,, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.