75 Mall Live Search
18:45 / E Martë, 01 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Bosnja e bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanikun U-21

Bosnja dhe Hercegovina e ka bllokuar pjesëmarrjen e Kosovës në Ballkanikun U-21 në volejboll.

Lajmi u bë i ditur nga Federata e Volejbollit.

FVK thekson se Ambasada e BeH në Shkup, nuk ka qenë e aftë të lëshojë vizat për ekipin e Kombëtares U21 te vajzat.

” Federata e Volejbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e mundshëm, duke e quar në nivelet më të larta këtë problematikë. Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci e ka njoftuar menjëhere edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), te e cila organizatë ky veprim i organizatorit është pritur me shqetësim. Letër proteste z. Gjinovci ka adresuar edhe te presidenti i CEV-it Aleksandar Boriçiç dhe te gjitha organizatat relevante të volejbollit”, thuhet në reagim.

Kjo federatë decidivisht ka kërkuar që Bosnjë e Hercegovinës ti merret e drejta për organizimin e kësaj gare.

“Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së për ta përgatitur ekipin në një grumbullim disa javor, ndërmarrjes së të gjithë hapave të nevojshëm për sigurimin e vizave dhe të gjitha aspektet tjera, kjo eshte pamundësuar për shkak të çasjes refuzuese të autoriteteve në Brçko”.

““Kërkojmë nga Ju, si autoriteti më i lartë i volejbollit në Evropë, të merren masat që gara në Bosnjë e Hercegovinë, të anulohet, sepse me moslejimin e Kosovës, eshte thyer një nga kriteret bazë, ai i dhënies së mundësisë për pjesëmarrje të secilit shtet, pavarësisht origjinës, religjionit apo bindjeve politike”.

“Ky rast demotivon talentët e rinjë dhe ndikon hapur në dekurajimin e talentëve, që të ushtrojnë sportin e bukur të volejbollit.” – thuhet mes tjerash në letrën e Gjinovcit, dërguar CEV-it.

Duke iu falënderuar edhe Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo çështje ka arritur edhe në Komitetin Olimpik të BeH, i cili ka patur çasje pozitive dhe përkundër kësaj, autoritetet në Brçko nuk kanë siguruar të drejtën e hyrjes së ekipit tonë U21 te vajzat.

Është për keqardhje kur po jetojmë në vitin 2023, akoma politika triumfon mbi sportin.