Barcelona do të përdorë paratë e Dembele për të transferuar yllin e City-t

Gjatë dy ditëve të fundit, Barcelona ka qenë në negociata me Paris Saint-Germain për shitjen e Ousmane Dembele. 26-vjeçari dëshiron të kalojë te PSG dhe kampionët e La Liga-s nuk do ta pengojnë atë.
PSG do të paguajë 50 milionë euro për të nënshkruar me Dembelen, megjithëse Barcelona do të marrë vetëm 27 milionë euro nga kjo shumë.
Sipas Relevo, Barcelona do të kërkojë t’i riinvestojë këto fonde në një mbrojtës të ri të djathtë, ku është një zonë që Xavi Hernandez dëshiron të përforcohet. Trajneri i Blaugranave ka identifikuar Joao Cancelo të Manchester Cityt si objektivin e tij kryesor në këtë drejtim.
Cancelo nuk ka gjasa të qëndrojë në Man City këtë verë pas prishjes së marrëdhënies së tij me Pep Guardiolën. Barcelona është e prirur të përfitojë nga situata, edhe pse ende nuk ka lëvizur zyrtarisht për portugezin.
Disa anëtarë të bordit të Barcelonës duan të nënshkruajnë me lojtarin e Real Valladolid, Ivan Fresneda, por Xavi synon me vendosmëri Cancelo-n. /IndeksOnline/