75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / k.v

Ministri Krasniqi në Lipjan, pritet në takim nga kryetari Ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të mërkurën ka pritur në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Pas këtij takimi, Ahmeti e Krasniqi do të bëjnë inaugurimin e dy sallave sportive në shkolla, konkretisht në shkollën “Smajl Luma”, në Lipjan dhe një në fshatin Banullë.