Muharremaj viziton punëtorët në terren, pas përfundimit të orarit në zyrë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se pas përfundimit të punës në zyrë, vazhdon atë në terren.
Ai sot ka vizituar disa punëtorë që po rregullojnë trotuaret e qytetit.
“Dikur kam qenë mërgimtar dhe e kuptoj edhe punën në temperaturën e lartë verës e gjithashtu edhe punën dimrit në temperaturat minus. Bashkë me ta i diskutojmë edhe kushtet e sotme, edhe migrimin, edhe çmimet e larta në shportën e ushqimeve familjare” shkroi Muharremaj në Facebook.
I pari i Suharekës thotë se mundohet ta kuptojë punëtorin dhe se shpresojnë në ditët më të mira.
“Për gjeneratat e ardhshme, rruga e vetme mbetet vetem puna” shtoi Muharremaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Pas orës 16:00 nga zyra nuk kthehem në shtëpi.
E ndjej si përgjegjësi që t’i vizitoj ata që e kanë detyrën më të zorshme.
Punën në teren e kam në shpirt.
Atje e vëzhgoj nga afër edhe punën por mundohem ta kuptoj mbi të gjitha punëtorin.
Dikur kam qenë mërgimtar dhe e kuptoj edhe punën në temperaturën e lartë verës e gjithashtu edhe punën dimrit në temperaturat minus.
Bashkë me ta i diskutojmë edhe kushtet e sotme, edhe migrimin, edhe çmimet e larta në shportën e ushqimeve familjare.
Megjithate kemi vullnet dhe shpresojmë në ditët më të mira.
Për gjeneratat e ardhshme, rruga e vetme mbetet vetem puna.
Bali Muharremaj