75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / LB

Përkujtohet në 25-vjetorin e rënies heroike “nëna e UÇK-së”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 25- vjetorin e rënies, ka nderuar herozimin e nënës Azë.

“Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Edhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ukë Blakaj e ka përkujtuar Azë Brahimajn.

‘Nëna Azë ishte sinonim i nënës shqiptare, e cila përveç që lindi, rriti dhe edukoi fëmijët në frymën kombëtare, u bë edhe vetë shëmbull ndër gjenerata se si luftohet e vdiset për liri dhe për atdhe”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndërsa, Gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj, ka kujtuar sot nënën e tije Aze Brahimaj, e cila ra heroikisht para 25-viteve.