75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Fero lirohet nga paraburgimi

Raporti mes dyshes së famshme Fero dhe Arbenita ka marrë kahje tjetër.

Situata mes tyre ka degraduar dhe duket se me gjasë kësaj radhe është e pakthyeshme, shkruan Indeksonline.

Ishte  modelja ajo e cila denoncoi bashkëshortin, Feron, për dhunë fizike.

Ajo raportoi në polici se Fero e kishte goditur dhe i kishte thyer telefonin, teksa e kishte kërcenuar edhe me vajzë.

Fero u mor nga policia dhe të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit, masë kjo që duket se ka përfunduar.

Ka qenë një mik i Feros, i cili ka publikuar fotografi me të duke i uruar mirëseardhje për rikthim.

“Mirë se erdhe përsëri” ka shkruar ai.