75 Mall Live Search
22:38 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Ballkani pa probleme në rrethin e tretë të Conference League

Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League.

Kampioni i Kosovës ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne, duke e mposhtur me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Dy gola nga Nazmi Gripshi, një nga Albion Rrahmani dhe një nga Almir Kryeziu i dhanë fitoren skuadrës së Ilir Dajës.

Ballkani kalon në rrethin e tretë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 7-1./IndeksOnline/