75 Mall Live Search
23:38 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Përfundon seanca gjyqësore ndaj Trump, ky është vendimi

Ka përfunduar seanca e parë në ngarkim të ish presidentit Donald Trump.

Prokurorët e drejtuar nga Jack Smith nuk kërkuan paraburgim për të, por e liruan me disa kushte, të cilat përfshijnë të mos lejohet të komunikojë me askënd që është dëshmitar në këtë çështje.

Trump u betua se do t’u përmbahej kushteve të lirimit dhe për këtë firmosi dokumentet përkatëse.

Seanca e radhës për këtë çështje, me gjyqtaren Tanya Chutkan, u vendos të mbahet më 28 gusht në orën 10:00 me orën lokale.

Ish-presidenti akuzohet për përpjekje për të penguar dhe përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020.