75 Mall Live Search
10:04 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / mp

Në Zmiq të Mitrovicës i ndalohet puna një gurthyesi

Në fshatin Zmiq të Mitrovicës nga inspektorët për miniera dhe minerale ishte kryer një kontroll, ku ishin hasur aktivitete të kundërligjshme nga një kompani në një gurthyes.

Në raportin e policisë thuhet se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i kishte ndërprerë aktivitetin kompanisë punën përkohësisht duke shpallur mjetet e punës si kamionët dhe ekskavatorët me te cilët kryheshin punimet të sekuestruara me shirita ndalimi në atë vend.

“Personat e dyshuar nga kompania kishin hequr po atë ditë shiritat ndalues dhe kishin marrë kamionët duke i dërguar në një vend punishte tjetër”.

“Lidhur me rastin i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim