75 Mall Live Search
10:47 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / mp

SHSKUK jep detaje për të lënduarit nga ngjarja që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, 17 persona kërkuan ndihmë mjekësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se nga ngjarja e mbrëmshme në një kafene në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë mjeksore 17 persona.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë .

Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror.

Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17.

Prej tyre, 7 të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.

I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla.

Për të ngritur gjendjen e gatishmërisë, ofruar mbështetje dhe pë t’u interesuar për të lënduarit në Klinikën Emergjente ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi.