75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / k.v

1 milion pasagjerë pritet të hyjnë në Shqipëri

1 milionë pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin përmes aeroportit të Rinasit nga Shqipëria gjatë Gushtit.

Numrin e lartë të turistëve që do vizitojnë dhe dalin nga vendi ynë e bëri të ditur vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ndoqi nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin Nënë Tereza.

Në kuadër të masave të përballimit të fluksit të turistëve në sezonin veror, si dhe garantimit të sigurisë së tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri, ministri i Brendshëm ka kërkuar nga strukturat e policisë të shtyjnë lejet vjetore dhe t’i marrin ato gjatë muajit Shtator./Tv Klan