75 Mall Live Search
14:34 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / LB

Anulohet ndeshja mes Joshuas dhe Whyte

Ndeshja mes Anthony Joshuas dhe Dillian Whyte është anuluar pas një rezultati të testit të drogës në këtë të fundit.

Promotori i kësaj ndeshje Eddie Hearn, ka qenë ai që ka njoftuar se te White janë gjetur disa ‘gjetje analitike negative’, një javë para se të zhvillohej meçi.

“Sot, Shoqata Vullnetare Anti-Doping (VADA) informoi Matchroom, Shoqatën e Komisioneve të Boksit dhe Bordin Britanik të Kontrollit të Boksit se Dillian Ëhyte kishte kthyer gjetjet analitike negative si pjesë e një protokolli të rastësishëm kundër dopingut”.

“Në dritën e këtij lajmi, përleshja do të anulohet dhe do të bëhet një hetim i plotë. Informacione të mëtejshme për ngjarjen do të vijojnë”.

Nuk dihet nëse AJ do të kërkojë një kundërshtar zëvendësues.