75 Mall Live Search
11:14 / E Diele, 06 Gusht 2023 / LB

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një femër


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër.
Reklama

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 13:20, transmeton Telegrafi.

“Pejë 05.08.2023 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar mashkull e kishte ngacmuar seksualisht. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.