U aksidentua para disa javësh, vdes në QKUK 23-vjeçari nga Vitia

Një 23-vjeçar me inicialet Q.L, ka vdekur në QKUK.
Ai ishte duke u trajtuar aty, për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para disa javësh në fshatin Goshicë e Vitisë.
‘Viti 22.07.2023 – 10:15. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar së personi mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në njoftimin e policisë.