75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / AR

Fansja e gdhend në trup Ledri Vulën

Reperi Ledri Vula numëron fansa të shumtë, të cilët ia shprehin dashurinë në forma të ndryshme.

Së fundmi një fanse vendosi që ta përjetësojë mbiemrin e tij në dorë.

E entuziazmuar fansja shkroi se ky tatuazh i bërë nga Ledri i sjell kujtime me nënën, me të cilën ka shkuar gjithmonë në koncertet e tij.

Ajo e falënderoj për sjelljen e tij duke shkruar se është artisti i preferuar.

‘Ky tatuazh ka shumë kuptim për mua dhe sjell shumë kujtime me nënën time. Unë dhe mamaja ime shkonim së bashku në koncertet e Ledrit, këndonim këngët e tij dhe argëtoheshim më shumë, dhe këngët e tij ishin opsioni i parë kur donim të ndiheshim mire. Kështu që sa herë që e shoh këtë tatuazh do të më sjellë këto kujtime të mrekullueshme. “Merri merri” do të jetë gjithmonë kënga jonë e preferuar mami. Faleminderit @ledrivula që jeni kaq i sjellshem dhe i dashur 🤍 Përgjithmonë ARTISTI im i preferuar.🖤”./Indeksonline/