75 Mall Live Search
11:49 / E Premte, 11 Gusht 2023 / LB

Caktohet data e zgjedhjeve për Bashkinë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit

Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.

Kukësi shkon në zgjedhje pas shkarkimit të Safet Gjicit nga pozita e kryetarit të bashkisë pasi iu shfaq një video erotike në zyrën e tij.

Gjici vazhdon të mbahet në paraburgim.