75 Mall Live Search
16:20 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / AR

Operacioni “Goditja”, pejanit i konfiskohet arma me leje të skaduar

Policia e Kosovës tash e disa ditë ka nisur planin operativ “Goditja”, me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në vend.

Në kuadër të këtij operacioni, mbrëmjen e 9 gushtit në Pejë, policia ka ndaluar një të dyshuar.

Burime të Indeksonline pohojnë se 33 vjeçari B.Lushaj, posedonte në veturë një armë të cilën  deklaroi se e kishte me leje.

Policia të njëjtit i ka konfiskuar armën, afati i së cilës kishte skaduar më 5 janar.

Indeksonline raporton se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, për tu liruar me pas në procedurë të rregullt./Indeksonline/