75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / AR

“E falënderoj Zotin që i kemi”, Maliqi takohet me kapelanët amerikanë nga Kampi Bondsteel

Hoxha i njohur, Labinot Maliqi, ka pritur dje në takim dy kapelanë amerikan, një major dhe një rreshter nga Kampi Bondsteel.

Në këtë takim u bisedua për disa çështje me rendesi për palët.

“Dje, pata nderin dhe privilegjin të mirëpres në xhaminë tonë miqët tanë nga Kampi i Ushtrisë Amerikane në Bondsteel, Kapelanin Major Leslie, Kapelanin Major Hatfield, Major Nigrelle, SGT Sheridan, SFC Smith — KFOR-32.

Ne së bashku patëm një takim të gjatë, bisedë të ngrohtë e të dobishme, dhe diskutuam për një gamë të gjërë çështjesh të rëndësishme. E falënderoj Zotin që i kemi” tha Maliqi në njoftimin e tij.