75 Mall Live Search
08:07 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / L K

Hagë, vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet edhe sot seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00, teksa nuk dihet nëse do të mbahet e mbyllur apo e hapur për publikun.