75 Mall Live Search
08:50 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / LB

Barazimi me Getafen, shpërthen Xavi: Ky është turp!

Xavi Hernandez e ka quajtur si turpërues gjykimin e ndeshjes së parë në La Liga, ndaj Getafes. Trajneri i Barcelonës ka thënë se skuadra e tij u penalizua në disa raste nga gjyqtari Soto Grado.

“I thashë se po lejoni shumë faulla. Për këtë më përjashtoi. Gjyqtari nuk e kontrolloi ndeshjen në asnjë moment. Loja nuk kishte fare kontroll me të. Kjo është një goditje për La Ligën dhe e turpshme për këdo që e ka parë ndeshjen. Nuk e di edhe ata që ishin në VAR se çfarë pune po bënin” ka thënë Xavi./Indeksonline/