Më në fund Roma po lëviz në merkato, ka gati tri transferime

Roma e Jose Mourinhos ka qenë tejet pasive në këtë afat kalimtar. Megjitha skuadra italiane po bëhet gati që të prezantoj tri blerje për një herë.
Renato Shanches dhe Paredes janë dy “dhuratat” e parë për mesfushën e Romës.
Në sulm, Mourinho po e dëshiron me çdo kusht blerjen e Zapatas dhe sulmuesi i Atalantës tashmë ka arritur marrëveshje me romakët.
Me ardhjen e tri blerjeve, Mourinho raportohet se do të luaj me formacion 3-5-2 në sezonin e ardhshëm.

Roma pritet të blej edhe një mbrojtës deri në fund të afatit kalimtar./Indeksonline/