75 Mall Live Search
15:32 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / S Z

Krasniqi: Mërgata mbështetja më e madhe për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka pritur sot në zyrën e tij, kryetarin e degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqin, së bashku me ekipin e tij.

Në një postim në rrjetin e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se PDK-ja po rritet në diasporë, derisa ka theksuar se mërgata ka qenë është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën.

“Mërgata – ka qenë, është dhe do të mbetet mbështetja më e madhe për Kosovën. E, me PDK-në në qeverisje, Kosova do të jetë mbështetja më e madhe për mërgatën tonë, kudo që ata jetojnë!”, ka shkruar Krasniqi.