75 Mall Live Search
08:57 / E Martë, 15 Gusht 2023 / AR

Mediat greke publikojnë videon tronditëse të vrasjes së 29-vjeçarit

Mediet greke kanë publikuar një video të re të incidenteve të përgjakshme ku humbi jetën 29-vjeçari grek Michalis Katsouris.

Në fakt, në videon e SKAI-t, 29-vjeçari Michalis Katsouris (personi që tenton të arratiset me këmishën blu) shihet duke u goditur me shkop, pasi u godit me thikë, nga një grup huliganësh që po ndiqnin një grup miqtë e Katsouris.

Më pas ai vrapon dhe fshihet pas një frigoriferi akulloresh. Aty 29-vjeçari jep frymën e fundit dhe rrëzohet pas plagëve fatale qe mori me thikë.

Në të njëjtën kohë, të gjitha videot e celularëve të sekuestruar, si dhe pamjet nga kamerat e sigurisë së zonës janë në duart e policisë.

Duke qenë se arma e krimit nuk është gjetur ende, hetuesit që merren me çështjen besojnë se përgjigjet se kush qëndron pas vrasjes së të riut do të jepen nga mostrat e materialit gjenetik që do të mblidhen nga arrestuarit.

Megjithatë nga hetimet e deritanishme janë 5 persona të skeduar nga policia që konsiderohen të dyshuarit kryesorë për vrasjen.