75 Mall Live Search
13:45 / E Martë, 15 Gusht 2023 / S Z

Ujësjellësi aksion në Shtime e Lipjan, në shenjestër borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Prishtina”, nesër do të ndërmarrë një aksion të madh në Shtime e Lipjan,  për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal.

KRU “Prishtina” njofton se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro.  40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 16 gusht 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Shtime e Lipjan. Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Indeksonline/.