Jahti 500 milionë eurosh i Jeff Bezos mbërriti në Kroaci

Jeff Bezos sot ka arritur në Kroaci. Superjahti i tij Koru, me vlerë 500 milionë dollarë, aktualisht ndodhet në afërsi të Dubrovnikut, më saktësisht pranë ishujve Elaphite. Këtë e tregojnë të dhënat në faqet që gjurmojnë lëvizjet e jahteve më të shtrenjtë në botë.
Para kësaj, Bezos u filmua në Greqi. Superjahti i tij Koru, me vlerë 500 milionë dollarë, aktualisht ndodhet në afërsi të Dubrovnikut, më saktësisht pranë ishujve Elaphite, shkruan Indeksonline.

Këtë e tregojnë të dhënat në faqet që gjurmojnë lëvizjet e jahteve më të shtrenjtë në botë. Para kësaj, Bezos u filmua në Greqi. Para se të arrinte në Kroaci, Bezzos në jaht kishte mysafir Demi Moore dhe Bill Gates.

Jahti që Bezos mori këtë vit është i gjatë 127 metra dhe gjithashtu ka një anije mbështetëse 76 metra të gjatë, në të cilën ka edhe një platformë helikopterike. Mund të strehojë 18 të ftuar dhe kërkon një ekuipazh deri në 40 persona.
Vlera e tij është gjysmë miliardë dollarë dhe për mirëmbajtjen dhe funksionimin vjetor të kësaj anijeje luksoze, Bezos do të duhet të shpenzoj 25 milionë dollarë./Indeksonline/