75 Mall Live Search
09:47 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / LB

Qindra pacientë në shtete të ndryshme evropiane janë helmuar nga mishi i donerit të pulës, erdhi nga Polonia

Në Austri dhe vende të tjera të BE-së, janë raportuar shpërthime të sëmundjeve të shkaktuara nga konsumimi i donerit të pulës. Mishi i kontaminuar është nga Polonia dhe i njëjti është eksportuar në shtete të ndryshme evropiane.

Mishi i donerit përmbanë baktierien Salmonella Enteritidis. Në Austri një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë të shtrirë në spital nga ky virus helmues, shkruan Indeksonline.

Raste të sëmundjes me këtë lloj janë raportuar edhe nga Danimarka, Gjermania, Franca, Holanda, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Salmonella zhduket në këtë mish në temperaturë mbi 70 gradë, por kjo temperaturë duhet arritur në të gjithë mishin.

Salmonela mund të shkaktojë simptoma të tilla si diarre, ethe dhe ngërçe në stomak dhe është një nga infeksionet më të zakonshme që vijnë nga ushqimi./Indeksonline/