75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / LB

Prishtina Parking ka nisur mbi 7000 SMS për banorët rezident në Prishtinë, kjo është arsyeja

Prishtina Parking ka njoftuar se deri më tani ka dërguar rreth 7000 SMS për banorët rezident në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj nisme është që të ketë sa më pak gjoba për banorët.

“Që nga muaji Shkurt i këtij viti, N.P.L.

“Prishtina Parking” ka dërguar SMS tek banorët rezident 3 ditë para skadimit të kartelës rezidente.
Deri më tani kemi dërguar rreth 7000 SMS banorëve rezident për të rikujtuar lidhur me skadimin e kartelës së tyre. Qëllimi i këtij produkti të ri është që të ketë sa më pak gjoba nga Prishtina Parking.
Sikur edhe e dini, tani kemi një proporzim të ri në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit Prishtina. Propozimi është që banorët në adresën e tyre të lirohen nga pagesa për veturën e parë dhe të ketë vetëm regjistrim të njëhershëm, me kosto të ulët. Megjithatë, i’u rikujtojmë të gjithë banorët e zonave ku operon N.P.L. “Prishtina Parking” se deri në aprovimin e kësaj rregulloreje, pagesa për kartelë rezidente mbetet në fuqi” thuhet në njoftimin e Prishtina Parking./Indeksonline/