75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

Serbi hyn në Kosovë përmes rrugëve alternative, ndalohet nga Policia

Një veturë me targa serbe është ndaluar në Bistricë të Leposaviqit, pasi e njëjta dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve alternative.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Vetura po drejtohej nga një shtetas serb, i cili u mor për intervistim nga njësitet përkatëse.

“I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.