75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

“Smart Patrol”, Policia po identifikon mjetet e paregjistruara me pajisje inteligjente

Policia e Kosovës ka tash e disa ditë që i ka vënë në funksion veturat e saj me pajisje inteligjente, që arrijnë të identifikojnë veturat e paregjistruara dhe ato që tejkalojnë limitet e shpejtësisë.

Në një njoftim të ri, Policia ka bërë të ditur se Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente është duke kontrolluar dhe mbikëqyrur trafikun në baza ditore, teksa po arrin të identifikojë edhe mjetet e paregjistruara.

“Njësia Mobilie me Pajisje Inteligjente përveç kontrollit dhe mbikëqyrjes së trafikut në tërë territorin e vendit në baza ditore është duke vazhduar identifikimin e mjeteve të pa regjistruara përmes veturave me pajisje inteligjente “SMART PATROL”” ka thënë Policia duke ndarë një fotografi me veturën e radhës që është ndaluar për shkak të paregjistrimit.