UEFA nominon tre lojtarë, në garën për më të mirin e vitit

UEFA ka shpallur listën e ngushtë të futbollistëve që garojnë për lojtarin më të mirë të UEFA-s të sezonit të kaluar.
Messi do të rivalizohet nga dy yjet e Manchester Cityt, Haaland e De Bruyne në garën për më të mirin e vitit.
Tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e trajnerit më të mirë janë Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli).
Lojtarët që ishin pjesë e top 10-shës më të mirë të vitit ishin këta: Gundogan, McAllister, Rodri, Mbappe, Modric, Brozovic e Rice./Indeksonline/